Stërvitja është tepër e rëndësishme dhe e rekomandueshme për të mbajtur në formë trupin dhe jo vetëm. Ajo gjithashtu lufton depresionin. 25 minuta stërvitje në ditë do të minimizonte depresionin deri në 22%.
Një studim në Australi doli në përfundimin se nëse ju hiqni dorë nga stërvitja e rregullt, do të ketë një ndikim negativ në shëndetin tuaj mendor.
Më poshtë ju sjellim 5 ushtrime të cilat mund të shërbejnë për të përmirësuar gjendjen tuaj mendore sipas ‘Healthy-magazine’:
1-Të stërviteni në një grup me njerëz do ta ulte stresin tuaj deri në 26%. Një eksperiencë e ndarë me të tjerët ka ndikim pozitiv tek ju.
2-Mos hiqni dorë nga natyra. Të dilni jashtë në natyrë është e rëndësishme për ju në mënyrë që të rilidheni me atë çfarë ka më shumë rëndësi në jetën tuaj.
3-Praktikoni ushtrimin e frymëmarrjes. Është kaq e fuqishme kjo metodë sa që është përdorur edhe tek veteranët me simptomat e ‘Ptsd’.
4-Përpiquni të keni mendime pozitive. Fjalët që ne zgjedhim ti themi vetes sonë kanë një ndikim tepër të madh dhe pozitiv në shëndetin mendor.
5-Përpiquni të krijoni një rutinë të rregullt në ditën tuaj. Kur ju e ndryshoni vazhdimisht atë, ju ndjeheni të stresuar dhe në ankth./revistawho.com