Shivai mundohet të justifikohet para Anikës dhe i tregon se nuk e dinte që Rudra kishte ftuar shoqet e tij. Anika i thotë se ka besim tek ai. Bavja kritikon Rudrën që i harxhoi paratë në llotari dhe i thotë se duhet të punojë shumë për të fituar para. Gori dhe Om shkojnë në spital pasi Om është lënduar shumë. Në shëpinë Oberoi të gjithë merren me përgatitjet e dasmës së Shivait dhe Anikës. Gjyshja kërkon që për ceremoninë ambienti të dekorohet me lule por Anika i kujton që Shivai është alergjik ndaj luleve. Shivait i vjen mirë që Anika kujdeset për të dhe thotë se ai ka alergji vetëm nga tulipanët. Gjyshja vendos që dekorimet të bëhen vetëm me lulet nga të cilat Shivai nuk ka alergji. Shivai pyet Anikën pse kujdeset për të dhe kërkon që ajo t’i thotë se e dashuron. Anika nuk ja thotë dhe Shivai e sfidon. Balram dhe disa njerëz rrëmbejnë Omin në spital. Rudra vendos të ndihmojë me lulet në shtëpi që gjyshja ta paguajë. Dikush fut petale tulipanash në një shportë. Shivai shkon të ndihmojë Anikën të bëhet gati për ceremoninë. Ai sfidon Anikës që t’i thotë se e dashuron para se të mbarojë ceremonia. Gori kërkon për Omin në spital. Balram i jep Gorit gjysmë ore për të shpëtuar Omin. Shivai përballet me Pinkin. Pinki i thotë se ai e ka harruar sa shumë ajo ka bërë për të. Shivai i kujton Pinkit të këqijat që i bëri dhe i thotë se nuk mund ta falë. Kana mëson se një i panjohur ka hyrë në shtëpi. Rudra i lutet gjyshes t’i japë paratë por ajo nuk ja jep. Bavja i thotë Rudrës se ka kuptuar që ai është i përgjegjshëm. Rudra gëzohet nga komplimenti i Bavjas por ajo i kujton që sfida nuk ka mbaruar. Gori merr fikësen e zjarrit dhe largon njerëzit e Balramit nga dhoma e spitalit. Ajo fshihet bashkë me Omin./revistawho.com