Aktori Kunal Jaisingh ka folur së fundmi në një intervistë për mbarimin e “Bixhoz me dashurinë” pasi seriali këto ditë në Indi po transmeton episodet e fundit. Omkara është shprehur krenar që ka qenë pjesë e këtij seriali.“Ishte një serial shumë i bukur dhe do mbahet mend në histori si një serial ikonë. Jam shumë krenar që isha pjesë e tij”-është shprehur aktori. I pyetur nëse “Bixhoz me dashurinë” duhet të vazhdonte, Omkara është përgjigjur se vendimi i takonte produksionit dhe jo atij. Kunal Jaisingh pas përfundimit të “Bixhoz me dashurinë” ka nisur xhirimet për një serial tjetër. Ai luan rolin e një fotografi modern në serialin “Sisila Baldate Rishta Ka” në të cilin luan edhe aktori Kinshuk Mahajan i njohur si Ranvir nga seriali Bidaai. Ky serial është pëlqyer shumë në Indi dhe gjithashtu kasti i aktorëve me dy djemtë bukuroshë Kunal dhe Kinshuk ka dhënë premisa për sukses. /revistawho.com