Prej pak ditësh në serialin që transmetohet çdo ditë në televizionin “Klan”, ka hyrë një personazh i ri, doktor Vir. Në fillim ai u shfaq si personazh pozitiv pasi e ndihmoi Anikën kur gruaja misterioze e helmoi, mirëpo më vonë u zbulua se ai ka qëllim ta bëjë për vete Anikën. Vir fshihet pas të gjithë maktheve që po përjeton Anika, që ta bëjë atë të duket e çmendur në sytë e Shivait. Vir kërkon që Shivai ta lërë Anikën e më pas ajo të bëhet e tij. Ai ka bashkëpunuar me Zvetlanën pasi edhe ajo ka për qëllim të heqë qafe Shivain. Mirëpo më vonë do zbulohet se Vir është një Oberoi. Ai është djali i Rup, motrës së Texhit dhe Shaktit./revistawho.com