Anika dhe Shivai bëjnë plan për të bashkuar Rudrën me Bavjan. Somja i tregon Rudrës se Bavja do largohet jashtë vendit. Rudra ndalon Bavjan dhe i shpreh dashurinë. Ai i propozon Bavjas për martesë. Bavja pranon. Anika dhe Shivai urojnë Bavjan dhe Rudrën. Anika vendos që tre nuset Oberoi të vishen me fustane të kuq. Vir mendon për martesën e tij me Anikën. Ai bën plan të vrasë Shivain. Gjyshja rikthehet në shtëpi dhe tronditet kur mëson se Texh do që t’i bëjë Gorit ritualin e të vdekurit. Om i kërkon priftit t’ja bëjë atij ritualin. Texh ja bën ritualin Gorit dhe thotë se për të ajo është e vdekur. Vir i jep një helm Shivait. Shivai i kërkon Rudrës të rikthehet në shtëpinë Oberoi dhe t’i tregojë familjes për martesën. Rudra dëshiron të martohet në Goa. Om dhe Gori shkojnë në Goa dhe i tregojnë Shivait që Texh bëri ritualin e vdekjes. Shivai telefonon Pinkin dhe e kritikon pse nuk e ndaloi Texhin. Ai i ofron mbështetje Gorit. Texh nxehet kur mëson se Om dhe Rudra ndodhen në Goa. Shivai vendos të organizojë ritualet para martesore në Goa dhe martesën e Rudrës ta bëjë në shtëpinë Oberoi./revistawho.com