Çifti George dhe Amal Clooney janë padyshim më të dashurit nga publiku. Ata kanë gjithë dashurinë e fansave për vete pasi janë gjithmonë larg skandaleve dhe shumë pozitivë. Së fundmi, dy të dashuruarit kanë udhëtuar drejt Komos në Itali ku kanë edhe një rezidencë. Duke qenë se 4 korriku, dita e pavarësisë së SHBA i gjeti atje edhe festimet në nderim të shtetit u zhvilluan aty. Të rrethuar nga miq të ngushtë, të përqafuar pranë njëri-tjetrit dhe me sytë nga qielli, Amal dhe George nuk janë dukur kurrë kaq të dashuruar.
Ata kanë qenë duke festuar në një varjë dhe fotot e paparacit kanë bërë xhiron e rrjetit.
Edhe njëherë tjetër, të gjithë sytë janë tek çifti Clooney dhe këtë herë do ju bëjnë të besoni se dashuria nuk shuhet asnjëherë. / revistawho.com