Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin! 16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin! 16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dua Lipa kërceu valle shqiptare në “Sunny Hill Festival”, mediat serbe komentojnë veprimin e saj

04/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Dua Lipa kërceu valle shqiptare në “Sunny Hill Festival”, mediat serbe komentojnë veprimin e saj

“Sunny Hill Festival” është kryefjala e eventeve kulturore këto ditë, duke qenë se në skenën e festivalit janë ngjitur emrat më të njohur të muzikës botërore. Ditën e parë Miley Cyrus elektrizoi publikun me energjinë e saj, ndërsa mbrëmjen e djeshme reperi me origjinë shqiptare, Gashi dhuroi një performancë të jashtëzakonshme. Përveçse këndoi këngët e tij më të njohura, Gashi kërceu edhe vallen e Shotës me Dua Lipën përpara gjithë publikut. Kjo gjë ka rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave serbe,të cilat ndryshe nga ç’pritej kanë shkruar me pozitivitet për atmosferën e krijuar.





https://www.instagram.com/p/B0vaPKbhPJ0/

Njëra prej tyre “Telegraf.rs” ka shkrua se mbrëmjen e djeshme Dua ishte ylli i mbrëmjes dhe se ajo kërceu e mbështjellë me flamurin shqiptar. Në artikullin e shkruar nga media serbe thuhet: “Ajo nuk e fshehu lumturinë që ishte e pranishme atje. Në fillim Dua bëri me duar shqiponjën, që simbolizon Shqipërinë e madhe, gjë që lumturoi fansat e saj prishtinas. Më pas me një flamur shqiptar ajo kërceu vallen e Shotës, një kërcim shumë i njohur në Shqipëri e Kosovë”. Ata kanë publikuar edhe videon e Duas duke kërcyer bashkë me Gashin, si dhe kanë komentuar performancën e Miley Cyrus. Ndërsa në rrjete sociale komentuesit nga Serbia kanë qenë të ndarë në dy pjesë, disa prej tyre që i kanë mbështetur veprimet e Dua Lipës dhe të tjerë që shprehen se Kosova është Serbi. Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata e tretë e “Sunny Hill Festival” dhe pritet të shohim nëse Dua do të ngjitet në skenë për të performuar, duke qenë se ajo e la në pikëpyetje këtë çështje. /revistawho.com


Tags: Dua LipaMediat SerbeShqipëriasunny hill festival
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!
Breaking News

“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!

16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Next Post
“Dita Ndërkombëtare e Miqësisë”, këto janë shoqëritë e showbiz-it shqiptar që i kanë rezistuar më gjatë kohës

“Dita Ndërkombëtare e Miqësisë”, këto janë shoqëritë e showbiz-it shqiptar që i kanë rezistuar më gjatë kohës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera