Ndarja e Liam Hemsworth nga Miley Cyrus i tronditi të gjithë fansat e tyre këtë të shtunë. Dyshimet kishin nisur me kohë, pasi këngëtarja kishte publikuar një foto pa unazën e martesës, por tashmë e vërteta është zbuluar nga miqtë pranë çiftit, të cilët treguan për ‘People’ që ndarja ka ardhur nga problemet mes tyre. Pasi mediat shkruajtën artikuj të shumtë për ta, Miley ka reaguar në një mënyrën jo të drejtëpërdrejtë duke lënë të kuptohet se ndarja ishte një proces që ajo nuk e ndaloi dot. “Mos e luftoni evolucionin, sepse nuk do fitosh kurrë. Si mali mbi të cilin po qëndroj, i cili dikur ishte nën ujë, i lidhur me Afrikën, ndryshimi është i paevitueshëm. Babai im më ka thënë gjithmonë: ‘Natyra nuk nxiton kurrë, por është gjithmonë në kohë’. Më mbushet zemra me paqe dhe shpresë duke e ditur se kjo është e vërtetë. Më është mësuar ta respektoj planetin dhe ky është një proces të cilit i jam përkushtuar njësoj si me veten”, shkruan ajo krahas një fotoje të realizuar në udhëtimin e saj të fundit.
Ndërkohë burime pranë dy të rinjve kanë rrëfyer se çifti kishte shumë probleme dhe zënka. Liam dhe Miley kanë vetëm 7 muaj që e kanë celebruar dashurinë e tyre, e cila me të gjitha bashkimet dhe ndarjet e shpeshta, ka një jetëgjatësi prej 10 vitesh. /revistawho.com