Në një ditë me shi të gjitha vajzat sa dalin nga shtëpia kanë të njëjtën dëshirë, që flokët e tyre të vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të rrinë të rregullta pjesën e mbetur të ditës. Por si mund ta arrini këtë gjë? Ndiqni këshillat më poshtë:
1.Produktet për zbutjen e flokëve janë të rëndësishme. Përdorni zbutësit e flokëve, të cilët këshillohet të aplikohen në flokë të lagur, pasi reduktojnë fryrjen. Ata i mbajnë flokët në gjendje normale, pavarësisht lagështirës së mjedisit.
2.Përdorni shampon dhe peshqirët e duhur. Tregoni kujdes duke zgjedhur shampon e duhur për flokët tuaj, shoqëruar me balsamin përkatës. Pas larjes, përdorni peshqir me mikrofibra.
3.Mos i lani flokët më shumë seç duhet. Si pasojë e larjes së shpeshtë, do të humbisni vajrat natyralë që i mbajnë flokët në gjendje normale.
4.Përdorni pak xhel ose llak për flokët. Xheli ose llaku mund të funksionojë gjatë ditëve me mot të lagësht. Produkte të tilla i bëjnë flokët më të qëndrueshëm.
6.Përdorni një serum për flokët. Tregohuni të kujdesshëm që të përdorni produkte pa silikon, pasi gjendet te një pjesë e mirë e kremrave dhe serumeve kundër lagështirës së tepërt në flokë.
7. Stilojini sa më shumë. Për të patur situatën nën kontroll stilojini flokët në modele të përshtatshme, ku fryerja nuk bie në sy. Këshillohen gërshetat dhe kapjet në formë topuzi.
8. Përqafoni strukturën natyrale të flokëve. Nëse keni flokë të drejtë, mos i bëni kaçurrela ose me onde gjatë ditëve me mot të lagësht dhe e anasjellta, nëse flokët i keni me onde, mos i drejtoni.