“Përputhen” sot filloi ndryshe. Bora Zemani mungon në studio dhe vendin e saj e ka zënë dikush tjetër. Sot programi po prezantohet nga konkurrentja Ana Kauri. Do thoni ju ku është Bora?
Arjan Konomi ka bërë të ditur se Bora është infektuar me Covid dhe për disa ditë do i mungojë programit. Por për t’i dhënë një formë tjetër, “Përputhen” do të drejtohet nga Ana, e cila duket se po ia del me sukses me këtë detyrë të re.
Lajmin e ka konfirmuar edhe autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti, e cila i ka uruar Borës të shkuara duke shprehur edhe faktin që i mungon studios që tani.
Ana do të drejtojë sot dhe nesër duke ia lënë më pas vendin vajzave të tjera.









