Javët e fundit pesë gra kanë akuzuar Marilyn Manson për abuzim seksual, emocional dhe psikologjik. E para ishte aktorja Evan Rachel Wood, e cila akuzoi muzikantin se ka abuzuar me të kur ajo ishte adoleshente. Guximi i saj frymëzoi edhe të tjerat të tregonin historitë e tyre. Një grua deklaroi se Manson e kishte lidhur e përdhunuar. Një tjetër tha se ai e kishte mbyllur në dhomë.
Mes deklaratave shokuese, është edhe muzikantja Phoebe Bridgers, e cila tregoi se dikur ishte fanse e madhe e Manson dhe i shkroi në Twitter. Ajo tregoi se kishte shkuar bashkë me miqtë në shtëpinë e muzikantit dhe aty ai e kishte prezantuar me “dhomën e përdhunimit”. Bridgers rrëfen se asokohe e mori me shaka, por sot qëndron krah vajzave që akuzojnë Manson për përdhunim.
Ndërkohë Manson i ka mohuar akuzat duke i quajtur “shtrëmbërime të tmerrshme të realitetit”.








