Prej disa ditësh në media po përflitet se Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël dhe gjithçka nisi nga një koment pasi vetë këngëtarja deri tani nuk kishte hedhur ndonjë dyshim.
Çfarë ndodhi saktësisht: Blogerja Vjosa Muriqi publikoi një foto ku jepte lajmin e ëmbël se po pret një bebe dhe Xhensila e uroi. “Urime dhe ty”-ia ktheu Vjosa, duke lënë të kuptohet se edhe këngëtarja është shtatzënë.
Më vonë Xhensila publikoi një video-mesazh nga “Nike” që i dedikohej nënave në pritje të ëmbël që ushtrojnë aktivitet fizik.
Ky veprim i këngëtares shtoi edhe më dyshimet ndërsa tani kemi një tjetër indikacion: Një video ku Xhensila shfaqet duke bërë ushtrime fizike. Bark të rrumbullakosur nuk shohim, por kujtojmë që edhe Orinda Huta (e cila është në pritje të ëmbël), edhe Afërdita Dreshaj (e cila sapo u bë nënë) janë ushtruar në palestër gjatë shtatzënisë.
Kështu që edhe thashethemet mbi Xhensilën që është në pritje të ëmbël mund të jenë të vërteta. Megjithatë derisa nga këngëtarja të kemi një konfirmim ose mohim, na mbetet thjesht të aludojmë.









