Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

A do mundej sot të bëhej një film si “Dirty Dancing”? Kurrën e kurrës (do përmbysej bota)

12/04/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
A do mundej sot të bëhej një film si “Dirty Dancing”? Kurrën e kurrës (do përmbysej bota)

‘Dirty Dancing’ është filmi kult i viteve ’80 dhe impakti që ka akoma sot është i paimagjinueshëm. Ju që e keni parë e dini përgjigjen pse. Ndërsa për ju që nuk e keni parë (nuk e dimë ç’prisni akoma), në film trajtohen temat: Seks, abort, fe, politikë dhe diferenca absurde mes klasave sociale. Edhe pse kanë kaluar plot 30 vite nga publikimi i atij filmi, realizuar më 1987-ën, shpirti rebel dhe kontrovers që përçon ‘Dirty Dancing’ vazhdon të ndihet njësoj edhe sot, duke e kthyer në një film kult që di si të emocionojë gjenerata të reja e të vjetra falë një historie dashurie që përshkruhet me gjuhën e trupit dhe udhëhiqet nga hapat e kërcimit.





Me protagonistë Jennifer Gray dhe Patrick Swayze, ky film çuditërisht u publikua në vitet ’80 megjithëse shoqëria e asaj kohe nuk do e aprovonte kurrë një histori dashurie si kjo e një burri dhe një 17-vjeçareje të pasur.  Johnny dhe ‘Baby’ nisin një histori dashurie nën ritmet e muzikës latine dhe shumë të nxehtë. E nëse kur ishit në adoleshencë këtë film e shikonit si një histori të pastër dashurie mes një vajze dhe një djali, duke u rritur fillon të kuptosh se disa gjëra nuk përkojnë.


Duke nisur nga fakti që protagonistja ishte minorene ndërsa djaloshi një i rritur. Kaq mjafton për ta bërë raportin e tyre të duket më i pisët. Në një kohë kur kemi lëvizje të tilla si #MeToo dhe ‘Weinstein Cases’, as Hollywood nuk është më si dikur, e disa fabula si kjo, nëse do viheshin në ekranin e madh tani, do shkaktonin debat e do kritikoheshin së tepërmi.

Për të mos harruar faktin që Johnny, është ai që e drejton marrëdhënien dhe Baby është ajo që dëgjon vetëm partnerin dhe bën çfarë i kërkohet. Duke marrë parasysh dhe moshën e vogël të saj, ky raport bëhet edhe më i rëndë. Megjithë qëllimin e mirë të regjisorit të këtij filmi, për të pasqyruar një dashuri të sinqertë e të bukur, me shumë keqardhje na duhet të pranojmë se ‘Dirty Dancing’ nuk do mund të luhej sot në ekran pa u përballur me protesta, debate dhe kritika të forta./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Çadrat me vete, në mes të pranverës rikthehet dimri

Çadrat me vete, në mes të pranverës rikthehet dimri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera