Dojna ka realizuar një intervistë me fansat në Instagram dhe gjejeni pak ç’pyetje kishtë më shumë. Sigurisht për Vlashentin, lidhjen e tyre, marrëdhënien e tyre me njëri-tjetrin, madje deri tek pyetje që s’duhej t’i drejtoheshin moderatores, si përshembull: Për çfarë ka studiuar Vlashenti?
Ndërkohë ne prisnim ndonjë pyetje për projektet e reja, ndonjë pyetje për veshjet e stilin unik të Dojnës. As pyetje për gjyshen e saj që është kaq e famshme në Instagram nuk kishte.
Megjithatë edhe atyre pyetjeve për Vlashentin Dojna iu përgjigj duke treguar se i pëlqen shumë që Vlashenti është njeri me këmbë në tokë, i përgjegjshëm, por di të bëjë dhe lojra.
Ndërkohë vajzave që pyetën Dojnën kaq shumë për Vlashentin u themi: I dashuri është i rëndësishëm, por ka edhe jetë personale përtej tij.