Ka rëndësi çdo gjë bën sapo zgjohesh, pasi në varësi të se si nis dita, mund të parashikohet edhe vazhdimësia e saj. Këtu do ju rendisim 5 gjërat që duhet të bëni menjëherë sapo zgjoheni që të nisni ditën mbarë. Filloni nga nesër!
- Hani mirë dhe në qetësi
Ngrihuni pak herët që të hani me terezi dhe konsumoni një mëngjes të bollshëm që dita të ecë me ritmin e duhur.
- Të paktën 5 minuta duhet t’ia kushtoni fizikut
Bëni stretching, yoga ose ushtrime fizike sapo zgjoheni pasi do të mbusheni me energji dhe do ndikojë në cilësinë e ditës, por edhe të gjumit në mbrëmje.
- Bëja qejfin vetes në mëngjes me një detaj të vogël
Vër këngën e preferuar, vendos një maskë në fytyrë teksa përgatit çajin, bëj çfarëdo që të bën të ndihesh mirë.
- Përqëndrohu tek momenti
Largo telefonin dhe kushtoji 10 minuta vetes në qetësi. Mundohu të përqëndrohesh tek mendimet pozitive, pa i hyrë akoma stresit të angazhimeve të përditshme.
- Mos e përdor telefonin për të paktën 30 minuta pasi zgjohesh
Do përqëndrohesh shumë më mirë gjatë ditës, nëse 30 minutat e para të saj nuk rri fare në telefon./revistawho.com