Tenute Rubino
Vera dhe eleganca e saj njihet nga ata që e duan vërtetë dhe e vlerësojnë si pijen që bën diferencën, ndaj nga Italia, ne vendin tonë vjen Tenute Rubino. Me një histori pasioni në kujdesin e vreshtave dhe fermentimin e verës, marka me qendër në disa qytete të Italisë, ka dhuruar për të gjithë ata që dinë të njohin verën e mirë dhe që e shijojnë atë në çdo kohë, shijen e veçantë.
Ndër të cilat dallon Palombara, e lindur më 2019-ën nga vreshtat në zemër të Mandurias. Vera ekskluzive për llojin e saj, delikate në ngjyrë dhe shije, është në vendin tonë dhe pret të provohet nga të gjithë ju. Një histori e gjatë që nisi nga pasioni i një babai dhe djalit të tij, tashmë ka gjetur hapësirë në disa vende të botës.
Palombara, shpirti i vërtetë i Primitivo di Manduria!
Palombara erdhi si rezultat i një projekti që në fokus kishte kulturën, artin dhe diversitetin. Me qëllim për t’i shkrirë të gjitha në shijen e verës, artistë dhe krijuesit e brandit bashkëpunuar për të krijuar të vetmen dhe veçantën që doli nga vreshtat e Mandurias.
Shija mesdhetare nga Lizzano është një nga ato që të mbeten në mendje për një kohë të gjatë.