Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana prezantuan etiketën e tyre luksoze Dolce&Gabbana në qytetin Al Ula të Arabisë Saudite ku zhvilluan një shfaqje të jashtëzakonshme që u cilësua si Rilindja e Shtëpisë së Modës.
Dizajnerët e zbukuruan Al Ula-n me koleksionet e tyre luksoze Alta Moda, Alta Sartoria dhe Alta Gioielleria. Me fustane të frymëzuara nga mitet e lashta, lulet e Dolce&Gabbana valëviteshin me Jabal Ikmah si sfond, duke bashkuar luksin e markës italiane me trashëgiminë e lashtë të qytetit.
Fustanet me tyl, dantella dhe kadife zbukuronin Alta Modan. Për të kompletuar pamjen, disa nga modelet kanë veshur sandale të stilit romak. Shfaqja u mbajt jashtë teksa perëndonte dhe kjo e bëri më të veçantë spektaklin. Brendi, Dolce&Gabbana kishte përgatitur një surprizë për publikun, me syze dielli që pasqyronin dhe shtëpia e modës i quajti “Mirage in Al Ula”./revistawho.com