Pas daljes nga “Big Brother VIP”, jeta e Beniadës ka qenë tejet e angazhuar. Modelen e kemi parë në emisione, intervista dhe mori shumë oferta për të punuar në televizion. Megjithatë ky vrull punësh ka bërë që Beniada të qëndronte 4 muaj larg familjes, prandaj ajo ka vendosur të rikthehet në Itali e arsye më të rëndësishme se kjo nuk ka.
Beniada ka treguar se ka vendosur të marrë disa ditë pushimi për tu rikthyer në Itali te familja e saj.
“Edhe pak do nisem për Ravenna, më në fund. 4 muaj pa takuar familjen time”, shkruan modelja.
View this post on Instagram








