Shakira ia ka lënë fajin Pique-s për faktin që mediat vazhdojnë të ndjekin atë dhe fëmijët e tyre. Dyshja janë në një betejë gjyqësore për vendin ku do të jetojnë fëmijët e tyre pasi këngëtarja do që t’i marrë me vete në Miami, por futbollisti nuk e lejon. Sipas “Informalia”, avokatët i kanë rekomanduar Shakirës të përdorë kundër Pique-s “presionin mediatik që kanë vuajtur fëmijët dhe ajo vetë që kur u bë publike ndarja dhe “romancat” e futbollistit”. Këngëtarja e konsideron futbollistin të vetmin përgjegjës për ndarjen dhe fëmijët e saj kanë humbur cilësinë e jetës për shkak të interesit mediatik që kanë krijuar.
“Informalia” raporton se ajo që po kalojnë është shkaktuar nga daljet, festat dhe udhëtimet e futbollistit, çka do të thotë se ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike, gjë që “prek dy fëmijët e tij, të cilët nuk mund të lëvizin lirshëm nëpër Barcelonë”. Shakira beson se në Miami, ajo dhe fëmijët e saj do të mund të bëjnë një jetë më të qetë, pa kaq shumë presione mediatike.