Nëse mendoni se paratë nuk i ha as qeni, prisni pak. Një qen në Pensilvani tronditi pronarët e tij pasi hëngri 4000 dollarë. Sipas pronarëve të tij, Clayton dhe Carrie Law qeni u hëngri 4 mijë dollar, që ishin mbi banak. “Bashkëshorti ulëriti se qeni po hantë dollarët tanë. Nuk i besoja veshëve, për pak më pushoi zemra”, shprehet ajo ndër të tjera. Paratë ishin tërheqje nga llogaria e përbashkët e kursimeve të çiftit. Brenda 30 minutave nga marrja e parave nga banka, Cecil tashmë kishte ngrënë paratë, duke lënë pas vetëm disa pjesë të grisura. Çifti në panik fillimisht iu drejtuan veterinerit të Cecilit për të parë nëse qeni kishte nevojë për ndonjë trajtim mjekësor. Fatmirësisht, duke pasur parasysh madhësinë e tij, Cecil duhej vetëm të monitorohej në shtëpi. Banka i tha çiftit se aksidentet me para me qen ndodhin shpesh. Për sa kohë që shihej numri i serisë në para, banka do t’i merrte mbrapsht. Për fat të mirë, çifti humbi vetëm 450 dollarë nga kjo.