Sipas besimeve të lashta kineze pothuajse nuk është mirë nëse pasqyra është e kthyer në drejtim të krevatit.
Pasqyra e vendosur në këtë pozicion mund të jetë shkaktare për gjumë të keq, por edhe për probleme në martesë, thonë ekspertët e Feng Shui’së.
Çështja është që pozicioni i tillë i pasqyrës nxit krijimin e aktiviteteve, ndërkaq në dhomën e gjumit është e nevojshme energjia e kundërt – paqja dhe qetësia.
Sipas feng shui’së, kur është fjala për martesën apo lidhjen, pasqyra e kthyer në drejtim të krevatit fton palën e tretë në marrëdhënien tuaj dhe nxit tradhtinë, shkruan portali Feng Shui Love To Know.
Nëse e keni kthyer pasqyrën në drejtim të krevatit në të cilën bëni dashuri me personin e dashur, ajo në mënyrë negative do të përthyej energjinë e cila ekziston midis jush dhe aty për aty do të ftojë personin e tretë që të shfaqet në marrëdhënien tuaj dashurore.
Feng Shui na mëson se si të ruajmë energjinë tonë, dashurinë dhe mirëqenien tonë, tranemton telegrafi.
Ideale do të ishte nëse pasqyra t’ju jetë e kthyer nga ana e brendshme e derës së dollapit ashtu që të mund t’ju shërbejë, por që nuk do të ketë ndikim në krevat.
Mund të qëndrojë edhe diku tjetër në dhomë, nëse dhoma është mjaftueshëm e madhe në mënyrë që të mos jetë e kthyer në drejtim të krevatit.