Nga dita e sotme, vranësirat dhe shira të dobët do të jenë prezentë në ultesirën perëndimore ndërsa metereologet thonë se do të ketë reshje debore ne te gjithe zonen malore.
“Flokë debore edhe në malin e dajtit. Parashikohet që nga dita e mërkurë dhe në vijim të ketë ndërpreje të reshjeve duke bërë që moti i kthjellët por i ftohtë të jetë dominant.
I ftohti siberian pritet të vijë nga e mërkura me temperatura nën zero gradë në të gjithë vendin. Zonat malore pritet të jenë në vlerën -9 gradë C. Ditët më të ftohta dita e enjte dhe dita e premte”, thekson Meteoalb.
Në të gjithë zonën malore të vendit mësohet se trashësia e dëborës në zona të thella do të arrijë deri në 25 apo 30 cm.