Vajzat e showbizit na kanë treguar që janë pa komplekse dhe plot stil kur vjen puna tek veshjet. Kohët e fundit ky model që nuk po dimë si ta quajmë (fustan?) po kthehet në trend. Nuk ka rëndësi ç’ke veshur poshtë sepse pjesa e sipërme bie goxha në sy me dekoltenë e zbuluar dhe mbulimi i gjoksi me dy copa të zeza në formë luleje.
Aurela Hoxha dhe Nora Istrefi zgjodhën të guxonin me një fustan të tillë ndërsa Chiara Ferragni e kombinoi me xhinse. Ju do guxonit?









