Brenda shtëpisë së”Big Brother” kishin një miqësi që dukej se do të vazhdonte edhe jashtë saj. Por mesa duket nuk ka ndodhur kështu. Bëhet fjalë për miqësinë r Dea Mishel dhe Amos Zaharias. Ky i fundit në një intervistë për “Fitstation” tha se miqësi ruan me Oltën dhe aktorët, por jo me ish-banorët e tjerë.
“Shtëpia e “Big Brother” është automatikisht në një farë mënyre çnjerëzore. Nuk je në rrethana njerëzore normale. Je i detyruar të jetosh një çati me njerëz që ndoshta në jetën reale do t’i kishe bërë skip. Është test. Nuk jam penduar që kam qenë pjesë e asaj shtëpie. Më qëlloi të bëja rolin e antiheroit, por kjo nga këndvështrimi i papjekur i njerëzve.
Ke ruajtur miqësi me ish-banorët, veçanërisht me Dea Mishelin?
“Miqësitë që krijohen pas një moshe të caktuar, nuk konsolidohen. Miqësinë mund ta ruaj me Oltën apo me disa nga aktorët që kanë qenë brenda shtëpisë, por me banorët e tjerë nuk mund të them që kam ruajtur miqësi“, tha Amos.