Kledi Kadiu është rrëfyer së fundmi në “Verissimo”.
Mes të tjerash, ai foli për të birin, Gabrielin i lindur me një sëmundje të rëndë: «meningoencefalit».
“Gëzimi i tij për të jetuar më jep forcë. Charlotte është nëna, ajo është shtylla e shtëpisë dhe Lea është një motër e madhe fantastike. Do të jetë sigurisht një rrugëtim i gjatë, por ne jemi të kënaqur. Po bëjmë hapa të vegjël përpara. Gabrieli është i vendosur, një luftëtar si unë. Ai po më mëson të marr jetën ashtu siç vjen, të përveshë mëngët dhe të shikojë gjithmonë përpara. Është e kotë të fokusohesh në gjëra nga e kaluara që nuk japin rezultat”, ka thënë ai.