Puçrrat në trup shkaktohen nga prodhimi i tepërt i sebumit, ndërtimi i qelizave të vdekura të lëkurës dhe bakteret. Duke qenë se lëkura e shpinës është jashtëzakonisht e trashë, potenciali për pore të bllokuara është shumë i lartë. Më poshtë ju shfaqim disa hapa të thjeshtë që do ju vijn në ndihmë në minimizimin e këtij problemi sipas ‘Glamour’:
1- Mos i ngacmoni asnjëherë aknet. Kjo shton inflamacionin dhe mund ta bëjë lëkurën më të prirur ndaj acarimeve.
2- Përdorni larës trupi me përmbajtje të acidit salicilit. Gjithashtu scrubi 2-3 herë në javë është i rëndësishëm për largimin e lëkurës së vdekur.
3- Të brendshmet si kanatieret apo reçipetat që janë në kontakt me trupin duhen larë shpesh.
4- Përdorni një sfungjer gjatë dushit për një pastrim më të thellë të lëkurës./revistawho.com