Jared Leto ka qenë në kopertinën e edicionit të fundit të revistës Rolling Stones dhe ka dhënë një intervistë në të cilën ka folur për të kaluarën e tij të errët në botën e drogës dhe krimit.
Aktori ka rrëfyer se gjatë adoleshencës të tij ka marrë shumë substanca narkotike të cilat i dukeshin si diçka argëtuese por erdhi një moment ku ai pyeti veten: ”Kjo do të jetë jeta ime? Kështu që mora vendimin për t’i lënë e për të vazhduar ëndrrat e mia”.
Tani Jared është shëruar dhe njihet si një interpretues mjaft i mirë i personazheve që ka luajtur nëpër filma e tij.