‘Game of Thrones’ prezantoi kastin e sezonit të 8-të ditën e djeshme dhe e gjithë bota i kishte sytë tek ta. Një nga aktorët e rinj që është pjesë e këtij sezon mori vëmendje maksimale për fizikun e tij. Ai quhet Hafthor Bjornsson, por njihet me nofkën ‘Mali’. Në premierën e sezonit të 8-të të serialit më të suksesshëm, aktori ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, krah së cilës pozoi në shumë foto dhe të gjithë u habitën nga diferenca e madhe fizike që kishin.
Vajza në fjalë është 1.57 cm, ndërsa bashkëshorti i saj plot dy metra. Gjatë intervistës për mediat, Hafthor zbuloi sekretin që fshihet pas fizikut shumë të madh. “Unë ha çdo dy orë dhe konsumoj një total prej 10.000 kalorish që të jem kështu siç jam”,-u shpreh ai.
Aktori dhe gruaja e tij ishin ndër më të komentuarit e premierës së ‘Game of Thrones’. /revistawho.com