Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Ambra e “Big Brother 9”: Nuk mjafton bukuria, si veproj në zgjedhjet që bëj

11/10/2017
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
Ambra e “Big Brother 9”: Nuk mjafton bukuria, si veproj në zgjedhjet që bëj

Konkurrentja e komentuar për bukurinë në “Big Brother 9”, Ambra Muji, duket se ka hedhur pas krahëve përplasjet virtuale me ndonjë ish-rivale në lojë, si dhe me ish-partnerin reper Elsamed Senaj, duke iu dedikuar tani vetes dhe modelingut. “Miss kinemaja” rrëfen për gazetën “Panorama” jetën pas famës që mori në “Big Brother 9” dhe ambiciet për të mbetur në ekran:





Si po shkon jeta jote pas “Big Brother”, për çfarë ndiejnë nostalgji ndjekësit e tu?
Jeta ime pas “Big Brother”-it vazhdon të jetë ajo që kam pasur më parë, me shoqërinë, familjen, normalisht e angazhuar me punën dhe pasionin për modelingun. Nga kontaktet që kam pasur me ndjekësit, besoj se u mungon qetësia që transmetoja tek ata, pra që ruaja qetësinë pa u ndikuar nga presioni i kamerave apo provokimeve të konkurrentëve të tjerë.

 

Me cilët prej rivalëve takohesh, dhe mund të jesh një ditë mikesha e ish-partnerit në lojë, Elsamed Senajt?


Mbaj kontakte me disa prej tyre, me ata njerëz që ishin njësoj si brenda, edhe jashtë “Big Brother”-it. Unë dhe Elsamedi nuk mund të jemi miq, flas të paktën për veten, sepse përfaqësojmë ide të ndryshme.

E lidhur me botën e modës dhe të televizionit, ku po planifikon të shfaqesh?

Modelingu është punë, aq sa edhe pasion për mua. Planet dhe qëllimet e mia normalisht janë në rritje, por jam duke pritur oferta të tjera.

U komentove për fillimin e një lidhjeje të re dashurie pas daljes nga loja. A je duke përjetuar një histori të bukur?

Preferoj që jetën private ta mbaj të tillë, por për të shuar kureshtjen mund të them që jo, nuk jam në një lidhje.

Pas ndarjeve Olsi-Fjorentina e Dona-Musa, i vetmi çift tani ka ngelur Benardi e Xheni. Si e parashikon vazhdimin e tyre dhe çfarë nuk shkon mes çifteve që lidhen në një reality show si “Big Brother”?

Nuk mund të flas për persona të cilët as nuk i kam takuar, por u uroj gjithë të mirat! Vetë fakti që lidhen në “Big Brother” nuk është bazë që mund të mbajnë një lidhje. Ai është një “reality show” që mund të mbaronte për secilin prej nesh në çdo moment, kështu që teoria për t’u lidhur me dikë vetëm për të qëndruar sa më gjatë aty, ka treguar se nuk funksionon.

Mendon se të shohin me paragjykim për punë të rëndësishme duke qenë se ishe pjesë e reality show-it?

Shoqëria shqiptare është paksa skeptike për sa u përket reality show-ve. Ndoshta paragjykohem, ndoshta jo. Por çdokush duhet të flasë për punën time, për produktin, jo për faktin se isha pjesë e një projekti. Për mua “Big Brother” ishte një eksperiencë e caktuar, në një kohë të caktuar. Jeta apo puna ime nuk filloi dhe as mbaroi aty.

Ti për çfarë do ta shfrytëzosh famën që more në “Big Brother”?

Fama e fituar në “Big Brother” mund të më hapë shumë dyer, por nuk e shikoj si mundësi për ta shfrytëzuar për aq kohë sa qëllimet i arrij me punë.

Që një vajzë e bukur të tregohet e zgjuar për veten, si duhet të veprojë?

Një vajzë tregohet e zgjuar në momentin që respekton vetveten, atë që përfaqëson si ide, si mendim. E bukur ose jo, është një përkufizim shumë subjektiv.

E ke qëllim në vetvete paranë dhe si mund ta fitosh?

Paraja nuk është qëllim, është vlerësim për atë që unë bëj.

Pasioni për modelingun e sheh si profesionin e vetëm të jetës?

Pasionin për modelingun e shikoj si profesion, por nuk është alternativa e vetme.

Nëse ka diçka që mund t’i dorëzohesh me gjithë shpirt, çfarë mund të jetë?

Nëse ka diçka që vërtet dorëzohem, ajo është familja ime.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
Next Post
Ju kujtohet Kelly e “Beverly Hills”? Shikoni si duket sot ylli i serialit më të ndjekur të viteve ‘90

Ju kujtohet Kelly e “Beverly Hills”? Shikoni si duket sot ylli i serialit më të ndjekur të viteve ‘90








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera