Ana ka qenë e ftuar sot në ‘Shqipëria Live’ për të folur për skandalin ‘Tea–Andi’ dhe u shpreh e bindur se çifti kanë dalë që aty së bashku vetëm sepse kanë dashur dhe nuk ka qenë një veprim i detyruar nga produksioni. Pyetjes nëse kishte vënë re (sa kohë ishte në ‘Përputhen’) që anëtarë të stafit t’i kenë shtyrë ata të dalin bashkë, Ana ju përgjigj e prerë: “Nuk ka pasur kurrë të tilla gjëra. Ata kanë bërë kompromis me njëri-tjetrin që të shkojnë në atë pikë”.

Tea dhe Andi dolën si çift nga ‘Përputhen’, por vetëm pak ditë pasi morën këtë vendim u zbulua se Tea kishte një lidhje me Beartin, ish konkurent në emision. Ata dilnin prej kohësh bashkë. Çifti i supozuar akuzuan produksionin duke u shprehur se i detyruan të dalin bashkë./revistawho.com







