Anxhela Peristeri performoi në ‘Eurovision’ dhe performanca mund të përmblidhet me dy fjalë: Energjike dhe e ndjerë. Këngëtarja dukej shumë e bukur e veshur me një body plot gurë, ndërsa me vokalin perfekt, gjatë performancës i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë.
Anxhela e këndoi në gjuhën shqipe këngën “Karma” dhe tani pritet vetëm të dalin rezultatet e votimeve.
Mund të votoni numrin 11 duke dërguar mesazh nga shtetet e listuara më poshtë, në numrat përkatës.

I urojmë fat Anxhelës për të prekur finalen e madhe./revistawho.com








