Arbana Osmani ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamje me ardhjen e verës. Moderatorja ka prerë flokët e gjatë dhe në foton e fundit është shfaqur me flokë të shkurtër dhe në ngjyrë më të errët duke hequr dorë nga ngjyra bjonde. Në foto Arbana shfaqet me Jonin dhe zbulon se ata do të bëjnë një udhëtim. Në kokë mban një kapele dhe e veshur me një fustan veror teksa si gjithmonë përcjell pozitivitet me pamjen e buzëqeshur. Tani presim më shumë foto me pamjen e re, që në këto ditë të nxehta vere duket se është zgjidhja perfekte.