Raporti i Arjola Demirit me banorët e BBV ka qenë ndër më të diskutuarit edhe për faktin se ajo shpesh ishte e lëkundur dhe ka shmangur debate me një pjesë të tyre. Por me daljen nga shtëpia, aktorja duket se i ka qëndruar stoike të paktën një raporti. Bëhet fjalë për atë me Ilirin.
“Me vëllain tim”, shkruan ajo në foton e postuar pak më parë në Instagram.
Kështu u kuptua se nga trekëndëshi i shumëpërfolur i miqësisë mes Arjolës, Ilirit dhe Monikës, dy të parët janë dhumë miq akoma me njëri-tjetrin, ndërsa Monika është shprehur e zhgënjyer.
https://www.instagram.com/p/CafIA3ztsCU/?utm_medium=copy_link
Në gjithë këtë rrugëtim të Arjolës, mes aq shumë gjërash sa fitoi, mbase ndër më të rëmdësishmet është vëllai i saj, Iliri./revistawho.com