Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Art Abazi rrëfen për ‘Who’: Pse albumi i dedikohet gjyshes dhe planet me Drenin

19/05/2021
in Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 7 mins read
A A
Art Abazi rrëfen për ‘Who’: Pse albumi i dedikohet gjyshes dhe planet me Drenin

Art Abazi është nga ata që u përgjigjen gazetarëve menjëherë. Hap krahun e makinës, u përgjigjet pyetjeve, na nis dhe një video “cool”. Në intervistën për revistën ‘Who’ ai na tregon për albumin që i dedikohet gjyshes së ndjerë dhe për projektet me vëllain e tij Dren Abazi.






Një këngëtar dhe autor këngësh si Arti, kryesisht i stilit “pop” ka qëndruar shumë larg tregut komercial duke prodhuar vetëm muzikë të vërtetë.

Në rradhë të parë të urojmë suksese për albumin. Por një detaj i vogël nuk na shpëtoi. E gjithë kjo punë i dedikohet gjyshes tuaj të ndjerë. Sigurisht gjyshet janë shumë të dashura për të gjithë, por më trego pak sa e veçantë ishte marrëdhënia juaj?


Po, albumi i dedikohet gjyshes, jo për faktin se para pak kohësh u nda nga unë fizikisht, por për shkak të gjithë mbështetjes dhe motivit që më ka dhënë, që prej fëmijërisë…

Madje, po e ndaj me ju… Inçizimin e këngës së fundit, e cila do të publikohet këto ditë ma pagoi pikërisht gjyshja, pak kohë para se të ikte… Pastaj si raport mund të them lirshëm që ka qenë i jashtëzakonshëm, dashuri pa kushte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Art Abazi (@art_abazi)

Sa kohë t’u desh për të realizuar albumin? Edhe si nisi gjithë kjo ide?

Albumin si koncept e kam filluar që para 5 viteve. Unë nuk funksionoj me idenë që këngë duhet publikuar çdo 2 javë siç po ndodh tani. Është një punë mjaft serioze (mendoj unë), e them pa modesti sepse kam punuar me artistë që tashmë janë të verifikuar si muzikantë dhe nuk bëjnë asnjë kompromis kur është në pikëpyetje muzika.

Në intervista je shfaqur shumë modest për sa i përket muzikës, por po shohim që avash avash po të kthehet në prioritet. Po punon për ndonjë projekt që do e lançosh së shpejti?

Mund të ma thoni ku po e shihni ju prioritetin? (qesh) Jo thjesht unë jetoj çdo ditë me muzikën… Në fakt dëshira ime ka qenë të isha më pak produktiv se sa kam qenë deri sot, por uroj shumë që kjo përmbyllje e këtij cikli 4-5 vjeçar sa jam marrë pak më shumë me muzikën, të më shërbejë si shtysë për të ardhmen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Art Abazi (@art_abazi)

Po ndonjë bashkëpunim me Drenin? Se po na e kurseni ca si shumë?

Kërkesën e kam dërguar  tek Dreni për një këngë të përbashkët. Dreni më ka thënë ‘po’ (nuk e di nëse ma tha nga keqardhja apo se realisht më vlerëson), por ‘topi’ është tek ai dhe unë jam në pritje për konkretizimin e atij projekti… Këngë më mirë të themi se më pengon termi projekt kur është në pyetje kënga. Me Drenin besoj se do jetë bashkëpunimi më i mirë që do të mund të më ndodhte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Art Abazi (@art_abazi)

Intervistoi: Gaciana Dema

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Next Post
Majlinda Bregu feston ditëlindjen mes surprizash

Majlinda Bregu feston ditëlindjen mes surprizash








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera