Aurela Hoxha i është shtuar emrave shqiptarë që kanë shkelur në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Kanës. Ajo u shfaq në formë perfekte e veshur me një fustan të verdhë të ‘brandit’ ‘Balenciaga’. Fustani kishte dekolte të hapur dhe ishte i çarë në njërën këmbë. Ngjyra e verdhë e ndezur e bënte Aurelën të dallonte mes gjithë bukurosheve të tjera.
Modelja e njohur duket se është frymëzuar për këtë zgjedhje nga Michele Obama dhe Rihanna. Ish-zonja e parë dhe këngëtarja e njohur kanë zgjedhur të njëjtin fustan në evente dhe intervista të ndryshme. Sigurisht në secilin rast fustani merr nurin e personit që e ka veshur, por mund të themi se Aurelës i shkon shumë me linjat fizike që janë dukshëm më të holla se të Rihannës dhe Michele.
Edhe njëherë tjetër modelja shqiptare arriti t’i bëjë të gjithë të flasin për të. /revistawho.com