Mashkulli perfekt për Belen Rodriguez? “Mashkulli injorant”, kështu është shprehur ajo në një intervistë për revistën italiane “Sette”. “Injoranca dhe dhe sensi pozitiv i saj më tërheqin shumë. Jo injoranca në kuptimin e keq të fjalës, por ‘injoranca’ që them unë, mënyra e të bërit të gjërave”, ka shpjeguar bukuroshja 32 vjeçare.
Shpesh e shikojmë nudo në programet televizive ku vetë ajo është protagoniste. “Jam shumë e ndjeshme, por mendoj se jam për gjërat e duhura. Nuk jam një qaramane që derdh lot për çdo gjë. Qaj vetëm kur ka një arsye të vërtëtë”, ka thënë ajo.