Me karakterin e saj të çiltër e pa komplekse, Beniada i bëri të gjithë për vete gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, e tashmë edhe pas daljes vijon të mbajë fansat të përditësuar me postime. Së fundmi modelja është shfaqur në shoqërinë e një mikeshe dhe dëgjohet teksa i thotë se nuk do burrë Don Zhuan dhe se është lodhur nga pyetjet që i bëjnë shpesh: “A je fejuar? A je lidhur?”
Më tej Beniada pyet “E për çfarë duhet burri” dhe me humor vazhdon: “Ikën gratë ikën, me burrë pa burrë.”







