Billie Eilish do të shfaqet së bashku me Lisa Simpson në një film të shkurtër me temën e “Simpsons” që do mbajë emrin: “When Billie Met Lisa”.
Ky episod special i serialit shumë të dashur vizatimor, është vendosur të transmetohet në Disney+ më 22 prill. Dyshja do jetë protagoniste nga momenti kur takohen, e derisa Lisa të gjejë një vend të qetë për të luajtur me saksofonin e saj, e më pas në bashkimin e saj në studion e Billie-t.
.@BillieEilish is coming to Springfield ‼️ Start streaming the short, @TheSimpsons: When Billie Met Lisa April 22 only on #DisneyPlus. pic.twitter.com/yO3RA6XS7z
— Disney+ (@DisneyPlus) April 14, 2022
“Disney” njoftoi në deklaratën për shtyp se takimi do të jetë i paharrueshëm për Lizën dhe se ata mendojnë se do të jetë i paharrueshëm gjithashtu edhe për shikuesit. Në vazhdim do ketë edhe disa episode speciale të tjerë ku përfshihet një episod me temën e “Luftërave të Yjeve” të quajtur “Maggie Simpson In The Force Awakens From Its Nap”, një episod i Marvel që quhet “The Good, The Bart, and the Loki” dhe së fundmi: “The Simpsons Plusaversary”.
Kjo nuk është hera e parë që muzikantë të njohur janë pjesë e “The Simpsons”. Që nga sezoni i parë ka pasur përfshirje të tyre, duke nisur nga Ron Taylor, e deri te The Weeknd që u shfaq në sezonin e 33-të.