Fotot: Elus Skëndaj
Linja më e re e produkteve të kujdesit ndaj lëkurës mbërriti në Tiranë vetëm pak ditë më parë, duke sjellë pranë të gjithëve një gamë të gjerë të kremrave të nevojshëm për çdo femër.
‘Bioten’ është një brand i cili merret me shëndetin e lëkurës duke shfrytëzuar fuqinë e natyrës.
Kjo linjë mbulon një larmishmëri produktesh, kryesisht për kujdesin e fytyrës duke i ndarë për grupmoshat më të reja, kremra kundra plakjesh për persona nga 35-45 vjeç, kremra për ditën, për natën apo serume për fytyrën.
Materiali i paketimit që përdor kjo linjë është 100% i riciklueshëm, duke ruajtur kështu me kujdes edhe natyrën. Kutitë e kremrave të fytyrës janë të certifikuar për prodhimin e qëndrueshëm të tyre. Kavanozat janë prej qelqi të riciklueshëm, duke theksuar se ‘Bioten’ e respekton natyrën po aq sa lëkurën e femrave.
‘Bioten’ njihet ndryshe si një brand i cili është vërtetë i pasionuar pas shëndetit të lëkurës dhe natyrës dhe që ka një nivel shumë të lartë natyrshmërie tek formula e saj. Në të njëjtën kohë, produktet e ‘Bioten’ japin një ndjesi shumë të mirë në lëkurë dhe kanë aroma fantastike. Pra, është një përvojë tërësisht e re kozmetike e cila vjen përmes natyrës.
Nëse deri tani keni qenë në mëdyshje rreth produkteve të cilat duhet të përdorni, cilësisë së tyre, por edhe çmimeve të ndryshme të cilave ju ka rastisur të dëgjoni, zgjidhjen sapo e keni marrë.
‘Bioten’ vlen për të gjithë ata që duan të kenë primar bukurinë, kujdesin, por dhe çmimet e leverdishme duke ruajtur ekonominë e gjithë secilit.
Në eventin e prezantimit të kësaj marke në Shqipëri ishin të pranishëm disa nga fytyrat e njohur të jetës publike me influencë në stilin e jetesës dhe të gjithë shijuan nga afër cilësinë e produkteve të “Bioten”. / revistawho.com