Nëse i hedhim një sy profilit në rrjetet sociale të gazetarit të njohur, Blendi Fevziu bie në sy pasioni që mbart për udhëtimet. Dëshira për të eksploruar natyrën tregon një hobi të tij që nuk ngurron ta ndajë me publikun. Por një “surprizë” e priste Blendin në sediljen e avionit. As më pak e as më shumë sesa vetë aktori i njohur, Jean Claude Van Damme. Takimi me të e ka emocionuar aq shumë gazetarin saqë menjëherë shkrepi një “selfie” me të, ku dallohet qartë lumturia që gjendet në buzëqeshjen e tij.