Blero prej shumë kohësh po jeton i lumtur marrëdhënien e tij me partneren, Afrona Dika. Por një foto e postuar së fundmi nga ajo ka bërë që në media të përflitet për një shtatzëni të mundshme. Afrona ka shkëputur një imazh nga një set fotografik të realizuar së fundmi dhe ajo çfarë bie në sy është barku i saj i fryrë.Disa kohë më parë Blero postoi një foto, në të cilën falenderonte zotin. I kontaktuar nga mediat, ai nuk pranoi të fliste duke thënë se ishte diçka personale. Nëse kjo është e vërtetë, Blero do të bëhej baba për herë të dytë. Nga martesa e parë, ai është baba i Tarës, një vajzë bukuroshe.