Thonë se dashuria e parë e një vajze është gjithmonë babai i saj. Këtë fakt na i provoi edhe Bora Zemani, e cila me një kujtim nga fëmijëria me flokët me baluke dhe në prehërin e babit, ka zgjedhur ta urojë për ditëlindje.
“Edhe 100 vite të bukura për dashurinë time të parë! Të dua ba! Shumë, shumë!”, ka shkruar ajo në foton të cilën nuk e kishte ndarë asnjëherë më parë.
Përveç syve të njëjtë, edhe diçka tjetër nuk ka ndryshuar nga Bora. E vogël apo e madhe, mbështetja kryesore për të kapur çdo ëndërr mbetet i ati i saj./revistawho.com