Teksa jetojmë në botën e teknologjisë, kur pretendohet se gjithçka shkon mirë, në fakt nuk duket se është e vërtetë. Në vend të rritjes, indeksi i inteligjencës IQ ka premisa rënieje. Prej shekullit të 20-të shoqëria po bënte përmirësime, por sipas studimeve kjo gjë ka ndryshuar.
Rrjeti “Techs Times” shpjegon se rritja e asaj kohe vinte nga përmirësimi i arsimit, ushqimit dhe kujdesit shëndetësor.
Por një studim i ri nga Norvegjia thotë se kjo nuk funksionon më. Prej viteve 1970 deri në 2009, në rreth 230,000 individë të analizuar shihej një rënie mesatare prej shtatë pikë në IQ. Sipas ekspertëve, këto janë shifra shqetësuese.
Sipas studimit, edhe në vende si Gjermania e Franca, niveli i përgjithshëm i inteligjencës ka kurbë rënëse.
Më tej sipas ekspertëve të studimit, “Tendencat nuk vijnë si pasojë e ndryshimit të përbëries së familjeve apo geneve (për shembull emigracioni, dëmtimi i fertilitetit) por ka të bëjë me faktorë të jashtëm”.
Shumë “fajësojnë” teknologjinë, varësinë ndaj saj, duke shtuar orët në rrjete sociale dhe duke pakësuar ato në leximin e librave. Më tej shtohet edhe përkeqësimi i sistemeve arsimore. Nuk bie poshtë as hipoteza se përllogaritja e IQ-së është e vjetëruar dhe duhet të përditësohet.