Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Foto që flet vetë: Ish-banorja e BBV shfaqet me unazë fejese! 14/07/2025
Arbana paska jo 1, por 2 projekte për në shtator! 14/07/2025
Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Ke jetë bosh, kam diçka që ti kurrë s’do ta kesh! 14/07/2025
Pas ndarjes me Fjollën, Buta kapet “mat” me vajzën misterioze! 14/07/2025
Dasma në shtator, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë në fillim të vjeshtës 13/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Të tjera

Një natë në hotelin më të vjetër në botë qenka më lirë sesa e kishim menduar!

17/09/2022
in Të tjera
Reading Time: 2 mins read
A A
Një natë në hotelin më të vjetër në botë qenka më lirë sesa e kishim menduar!

Sot në botë ka hotele të reja, hotele sezonale, hotele familjare apo zinxhirë të mëdhenj hotelesh që janë supergjigandë. Por, është edhe Nishiyama Onsen Keiunkan, i cili në Librin e Rekordeve “Guinness” është i regjistruar si hoteli më i vjetër në botë, me 1315 vjet në shërbim të klientëve.





Ky hotel ndodhet në rajonin malor të Akaishit, në Japoni, dy orë nga Mali Fuji. Përveçse është hoteli më i vjetër, interesant është fakti që drejtohet nga e njëjta familje për 52 breza. Diçka vërtet unike në botën e biznesit.

Sipas ekspertëve të biznesit nga Universiteti i Kiotos, përkushtimi, respekti për traditën dhe përkujdesja për kalimin e trashëgimisë nga paraardhësit te brezat e ardhshëm, ndihmojnë për të kuptuar fenomenin “shinise”, të ashtuquajturat “institucione tradicionale” në Japoni.


Hoteli ka 37 dhoma dhe atraksioni kryesor i tij janë llixhat, të njohura si “onsen” në Japoni. Hoteli u rinovua në vitin 1997, për të ofruar më shumë rehati për mysafirët, por ruajti arkitekturën e saj të lashtë, duke ofruar një përvojë unike dhe tipike japoneze.

Vendndodhja e hotelit, i rrethuar nga male, ofron relaks absolut dhe një eksperiencë të veçantë. Është pikërisht lumi Haya, i cili i jep emrin qytetit, ai që rrjedh në qendër të qytetit dhe rrethon hotelin.




Ndërtesa 4-katëshe kombinon struktura moderne prej çeliku me ato tipike prej druri, për të ruajtur atmosferën e mikpritjes së qetë, aq të vlerësuar nga klientët dhe që e ka lejuar hotelin të qëndrojë hapur kaq gjatë.

Çmimi i një nate në njërën prej dhomave të tij është rreth 400 euro.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Tendencat e kontentit digjital arrihen lehtësisht me Galaxy Z Flip5
Jetë

Tendencat e kontentit digjital arrihen lehtësisht me Galaxy Z Flip5

29/09/2023
“WhatsApp” do të vijë me pesë ndryshime, por ne ndaluam tek i dyti!
Të tjera

“WhatsApp” do të vijë me pesë ndryshime, por ne ndaluam tek i dyti!

03/10/2022
Ben Blushi, fotografi që theu tabu
Të tjera

Ben Blushi, fotografi që theu tabu

27/09/2022
Ju mund të vuani (pa e ditur) nga misofonia!
Të tjera

Ju mund të vuani (pa e ditur) nga misofonia!

13/09/2022
Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të bëhen me pagesë shumë shpejt!
Të tjera

Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të bëhen me pagesë shumë shpejt!

02/09/2022
Nga lartësia, errësira? Jo, këto fobi janë të çuditshme!
Të tjera

Nga lartësia, errësira? Jo, këto fobi janë të çuditshme!

31/07/2022
Next Post
“Ka 7 vjet që më mungon”, nga ruajtja e linjave pas shtatzënisë, te rikthimi në punë, Arbana i rrëfeu të gjitha!

“Ka 7 vjet që më mungon”, nga ruajtja e linjave pas shtatzënisë, te rikthimi në punë, Arbana i rrëfeu të gjitha!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera