Cara Delevingne ka publikuar disa video shumë për të qeshur nga momentet pas operacionit për dhëmballën e pjekurisë. Me pambuk e fasha në gojë modelja shprehet se i mungon shumë dhëmbi dhe se qau shumë gjatë procedurës. Ama pjesa më dhimbshme ishte fakti që i është dashur të dëgjojë histori takimesh nga një e panjohur. “Do doja të kisha dëgjuar muzikë heavy metal”, u shpreh Cara.
Ajo duket në gjendjen më të keqe të mundshme në videot e publikuara, por me siguri shumë shpejt do vijë prapë në vete./revistawho.com










