Gjysmëfinalja e Ferma VIP ka filluar. Por jo si çdo mbrëmje prime-i tjetër. Në vend të moderatores Fjoralba Ponari është parë opinionistja Sonila Meço e cila ka sqaruar se për shkak të një komplikacioni shëndetësor, Fjoralba nuk mund të jetë e pranishme. Por edhe Besart Kallaku nuk është i pranishëm këtë mbrëmje, pasi sipas asaj që tha Sonila, ka humbur avionin.