Chrissy Teigen po mësohet me dhimbjen e humbjes së fëmijës së saj të tretë. Modelja 35-vjeçare publikoi në Instagram një foto të saj me barkun e fryrë dhe u shpreh se ndihet e mërzitur që nuk do të mbetet më shtatzënë, por është mirënjohëse që ka dy fëmijë.
“Kjo jam unë dhe trupi im. Edhe pse nuk jam më shtatzënë, sa herë hedh sytë në pasqyrë më kujton si mund të ishte. Dhe nuk e kuptoj pse duhet ta kem barkun e fryrë, sinqerisht, është e mërzitshme. Më pëlqen shumë të jem shtatzënë dhe ndihem e trishtuar që nuk do të jem kurrë më. Por jam me fat që kam 2 fëmijë të mrekullueshëm që po transformohen në njerëz të rritur çdo ditë e më shumë”, është shprehur Chrissy.
Modelja ka zbuluar gjithashtu se ka nisur të ndiqet me terapi pas humbjes së fëmijës.
View this post on Instagram








