Cindy Marina ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Rudina” ku ka zbuluar më shumë për lidhjen e saj me Genarin, djalin e Jozefina Topallit. Modelja dhe moderatorja sportive ka treguar se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe se Genari është një person shumë mbështetës. Cindy rrëfeu më tej se marrëdhënien me mamanë e partnerit të saj e ka shumë të mirë e madje ndihet me fat që e ka njohur. “Në fakt nuk kam menduar kurrë se mund të lidhem me një djalë shqiptar. Jo për ndonjë arsye, por duke qenë se jam rritur andej, nuk kisha shumë shoqëri me njerëz nga Shqipëria, por kur u takova me Genarin… Nuk e di ai ishte i veçantë për mua dhe gjeta atë. Lidhja jonë po shkon shumë mirë, Genari është një djalë i mrekullueshëm, kam shumë fat që e kam në krahë, sepse më mbështet në çdo aspekt, në çdo drejtim që unë dua të marr, ai është i pari që më thotë pse jo. Është gjithmonë mbështetës”, u shpreh Cindy.