Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon 24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh 24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën! 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Damiano i “BB9”: Do i futem muzikës, ja marrëdhënia ime me Fjorentinën pas ndarjes nga Olsi

18/08/2017
in Intervista
Reading Time: 2 mins read
A A
Damiano i “BB9”: Do i futem muzikës, ja marrëdhënia ime me Fjorentinën pas ndarjes nga Olsi

As biznesmen dhe as showman, por këngëtar i ritmeve hip-hop. Ky është plani që lojtari më i përfolur i “Big Brother 9” për thyerjen e rregullave po përgatit për rikthimin në vjeshtë.





Në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, Damiano Agalliu rrëfen idenë për t’i hyrë botës së muzikës me projektin e parë që po punohet në Suedi, dhe çfarë fshihet pas afrimitetit me Fjorentinën, direkt pas ndarjes së saj zyrtare nga Olsi.

damiano da


Pas daljes nga “Big Brother”, televizioni ishte një ndër ambiciet e tua. Është e vërtetë që do të jesh pjesë e një spektakli të njohur televiziv këtë sezon të ri?

Unë s’di gjë për veten time. Më saktë, ka pasur një tentativë, por asgjë nuk është aprovuar dhe ndaj unë s’di gjë fare, sinqerisht. Sepse po të ishte aprovuar, do e thosha siç u thanë për dy apo tre pjesëtarë të tjerë.

Ndërkohë flitet që po përgatitesh të jesh pjesë e showbiz-it si këngëtar. Po kjo, e vërtetë?

Po. Së shpejti kam për të mbyllur një kontratë me një studio muzikore në Suedi. Më saktë është producenti që ka bërë këngën e Mans, këngëtarit që fitoi Eurovisionin, para pak vitesh. Por dhe me Nesti Dukën kam një projekt muzikor, që po ecën mirë. Besoj që në tetor, dhe më vonë do të dalin projektet e mia një nga një.

U shprehe më sipër se klipet janë të sponsorizuara. Nga kush?

Klipet janë të sponsorizuara nga producenti nga Kosova, Dashnor Asllani, i cili ka realizuar klipe të shumë këngëtarëve të njohur, mes tyre Sabri dhe Ermal Fejzullahut, Ardian Bujupi, etj.

Pra e nesërmja jote do të jetë si këngëtar?

Po, plani im është të hyj në treg si këngëtar. Sot i madh dhe i vogël po këndon, kështu që përse të mos të bëhet një provë nga unë? Asgjë nuk humbas tek e fundit!

Cila do të jetë rryma muzikore që do të lëvrosh, dhe të duket e vështirë të biesh në sy në këtë treg muzike ku dalin përditë emra të rinj?

Rryma do të jetë hip-hop, R& B. Çdo gjë kërkon shumë punë në fillim, sepse nuk është e lehtë. Ishte pikërisht Dashnor Asllani që e hodhi këtë ide në fillim, dhe më ka shtyrë më shumë për t’i hyrë kësaj rruge. Fill pas kësaj, unë nisa të kontaktoj me njerëz që njoh, në mënyrë që të dal në tregun e muzikës, ashtu siç duhet.

Ndërkaq fill pasi Olsi dhe Fjorentina e “Big Brother” deklaruan publikisht ndarjen, portalet shkruan për një afrimitet mes teje dhe Fjorentinës. Si është e vërteta?

Dua të them që “Big Brother” ka mbaruar për gjëra të tilla. Pra jemi thjesht shokë, që kemi kaluar një eksperiencë shumë të bukur bashkë.

Tags: damiano bb
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Harrojeni plazhin! Këtë fundjavë ‘tërbohet’ moti

Harrojeni plazhin! Këtë fundjavë ‘tërbohet’ moti








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera