Demi Lovato ka treguar në një intervistë së fundmi se problemet që ka pasur në të kaluarën me të atin, e ka bërë të kërkojë lidhje me meshkuj shumë më të mëdhenj në moshë se vetja. Një prej tyre ishte Wilmer Valderrama.
“Tani mund të them me besim se nuk i kam më të gjitha këto probleme që kam pasur me babin ”, tha 31-vjeçarja.
Demi deklaroi se tani e ka të “pështirë” të jetë me një mashkull me të cilin ka një diferencë të madhe moshe.
Këngëtarja tani është në një lidhje me muzikantin 32-vjeçar, Jordan Lutz. Ajo shprehet se është në një lidhje të shëndetshme dhe partneri e bëri të kuptojë se çfarë kërkon në të vërtetë.
“Unë jam me partnerin tim, i cili është afër moshës sime. E kthej kokën në të kaluarën, njohjet e mia me burra të moshuar dhe mendoj se jam penduar, ishte e neveritshme”, tha ajo.
“Unë dhe partneri im kemi një marrdhënie të shkëlqyer, qeshim shumë bashkë. Ai është i pandalshëm. Mendoj se nëse mund të gjesh dikë që të bën të ndihesh e sigurt dhe qeshni me të gjatë gjithë kohës, atëherë kjo është formula për një marrëdhënie vërtet të shkëlqyer”, shtoi ajo.